Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisin zyrtarisht punën ditën e hënë.
Janë 28 hetues që i kanë kaluar fazat e testimit dhe pritet të nisin nga puna.
Hetuesit u trajnuan nga Drejtoria e Antimafias italiane në Romë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. BKH është cilësuar edhe si FBI-ja shqiptare.
Garuesit kaluan testin fizik, esesë, arsyetimin logjik, intervistën dhe një verifikim të figurës dhe aftësive profesionale.
Trajnimi nga agjencitë zyrtare italiane i dhanë mundësinë hetuesve shqiptarë të vlerësojnë nga afër përvojën italiane kundër organizatave kriminale, pastrimit të parave, korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë disa nga ambientet e Departamentit të DIA-s siç janë shërbimi i Policisë Shkencore, Qendra Kërkimore për Analizën e Informacionit Multimedia (CRAIM) dhe Policia Postale dhe Komunikimit, si dhe pjesën teorike të trajnimit për disa tema me interes si: parandalimi i infiltrimit mafioz në prokurimin publik, masat parandaluese të pastrimit të pasurive dhe parave, krimi kibernetik etj.
Ligjëratat u mbajtën nga zyrtarë të lartë të DIA nga njësi dhe departamente të ndryshme, si dhe ushtrime praktike u treguan nga Shërbimi Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor mbi tema si njësia e informimit të pasagjerëve dhe ajo krimit kibernetik.
Aktualisht, BKH-ja ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total./m.j
Fale Zotit e SHBA po bjene momentin ti kape kta te degjeneruar qe vollen e plackiten cdo pasuri te shqiptarve,RRofte SHBA