Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 në aksin Fier -Vlorë është regjistruar një aksident i rëndë me pasojë një viktimë.
68-vjeçari ka përplasur për vdekje një të moshuar rreth moshës 70 vjeç.
Në njoftimin e policisë thuhet se shoferi A.M. banues në Lushnje është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/b.h