Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.
Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.
Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.
Në momentin kur 3 të rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallgët e mëdha, me shumë profesionalizëm Luçjano dhe Bekrisi kanë ndërhyrë dhe i kanë transportuar të rrezikuarit më në thellësi deri në kufirin e lejuar për notim.
Djemtë treguan se kanë zgjidhur tapat kufizuese dhe kanë ndihmuar të rrezikuarit të mbahen në to.
Me udhëzimet e Vrojtuesve, stafi i sigurisë të ndihmuar edhe nga pushuesit janë lidhur dorë me dorë për t’i kaluar atyre litarin e rulit statik të Vrojtuesit.
3 të rrezikuarit janë nxjerrë në breg dhe gëzojnë shëndet të plotë.
/a.r