Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.
Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.
Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.
“Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.
Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.
Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.
Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe.
Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.
Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.
Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.
Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.
Sot ndjej vetem neveri.
Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./m.j