Një përplasje e armatosur në Peristeri të Greqisë përfundoi me tre të plagosur, një prej të cilëve shtetas shqiptar.
Mediat greke raportojnë se në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje një 35-vjeçar shqiptar u transportua nga Burnazi në Spitalin Attica, pasi kishte marrë tre plagë plumbi.
Të plagosur mbetën edhe dy grekë, njëri prej të cilëve mori plumb në kyçin e këmbës, kurse tjetri goditje të rëndë në kokë. Nga ana e autoriteteve po kryhen hetime për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
/b.h