Pamje apokaliptike vijnë nga ishulli Evia në Greqi. Zjarri ka shkatërruar çdo gjë, pavarësisht punës së qindra zjarrfikësve, të cilët kanë punuar për lehtësimin e situatës.
Më shumë se 20 fshatra të këtij ishulli janë evakuuar. Zjarret në zonat Ilia dhe Messinia në Peloponez dhe në ishullin Evia u ndezën gjatë natës. Flakët po kërcënojnë edhe muzeun e Olimpias së Lashtë, shtëpinë e Lojërave të para Olimpike.
Zbutja e erërave gjatë natës ndihmoi në lehtësimin e situatës në Messinia në Peloponezin jugperëndimor, megjithëse ka shqetësime për një shpërthim të ri kur shpejtësia e erës të rriten përsëri, siç parashikohet nga meteorologët. Sipas transmetuesit shtetëror ERT, dy helikopterë ujëhedhës janë dërguar në zonë
Sipas mediave lokale zjarri kishte treguar shenja të zbehjes derisa erërat u shtuan përsëri rreth orës 3 të mëngjesit, duke i shtyrë flakët drejt shtëpive në Amelandes. Ndërkohë, më shumë zjarrfikës i janë bashkuar betejës nga Athina
Fshati bregdetar i Rovies në ishullin Evia është më i godituri. Dhjetëra banorë dhe pushues u evakuuan nga aty. Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar.
Ndërkohë, sot në Greqi kanë mbërritur ndihma nga Franca me 81 zjarrfikës, ndërsa Suedia po ndihmon me dy avionë hedhës uji. Qipro gjithashtu dërgoi zjarrfikës.
g.kosovari