Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e djeshme në Itali, me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari shqiptar. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një autostradë të Vicenza-s.
Mësohet se 48-vjeçari me origjinë shqiptare, Ilirjan Reshataj, është aksidentuar me makinë dhe ka humbur jetën. Ai udhëtonte me një makinë tip BMW kur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Trupi i viktimës u gjet jashtë makinës, gjë që dëshmon se askidenti ka qenë tepër i fortë. Autoritetet italiane bëjnë me dije gjithashtu se shqiptari është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe automjeti është përmbysur.
Në vendin e ngjarjes ndodheshin zjarrfikësit, ndërkohë që shkoi edhe një helikopter, por fatkeqësisht shqiptari kishte humbur jetën menjëherë në aksident. Ai kishte disa vite që jetonte në Bolzano bashkë me familjen.
/a.r