Pasi i kthyen në 1 gusht në vendin tonë, Antiterrori do të marrë në pyetje 19 qytetarët shqiptarë që u kthyen nga kampi famëkeq i ‘Al Holit’ në Siri.
Bëhet fjalë për 5 gra dhe 14 fëmijë të mitur, të cilët u sollën në atdhe me një charter të vënë në dispozicion nga qeverisa shqiptare. Mesohet se ata do te pyeten ne lidhje me qendrimin e tyre ne kampin ne Siri.
Kujtojme se Rama deklaroi se nje tjeter operacion do te ndermerret ne Siri.
Bashkë me to shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol.
g.kosovari