Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të mërkurë ka bërë me dije se të gjithë vatrat e zjarrit që ishin aktive në Gjirokastër janë shkuar.
Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se , falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar
“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. #Gjirokastra”, shkruan Peleshi.
g.kosovari