Uji i kaltër i bregdetit të Dhërmiut është ndotur nga mbetjet e anijeve që transportojnë naftë.
Siç duket nga këto pamje që publikon “Panorama“, në breg të detit “kanë mbërritur” mbetjet e anijeve që bëjnë shpëlarjen e depozitave në det të hapur dhe jo në port, aty ku janë të detyruara ta kryejnë si proces.
Ky veprim bëhet mesa duket për të shmangur pagesën e një tarife që është caktuar që anijet të bëjnë pastrimin e depozitave.
g.kosovari