Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxheri të Gjirokastrës. Forcat e PMNZSH Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake janë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.
Sapo është aktivizuar edhe helikopteri i cili deri tani ka kryer 2 inkursione per shuarjen e flakeve.
Ne oren 03:30 jane shuar flaket ne Kalane e Shen Triadës ku gjenden antenat e telefonive celulare. Vatra e mesiperme eshte e vetmja e riaktivizuar deri tani.
g.kosovari