Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë, si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman.
Aktualisht vatrat e zjarrit janë sërisht mbi bazën e Pashalimanit si dhe në Malin e Dukatit.
Zjarrfiksit kanë qënë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku në orët e vona ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 metër afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.
Ajo që mbetet shqetësim në diten e sotme janë zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri të cilat mund të shkojnë në Llogara. Në këto momente janë duke shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër dhe pritet helikopteri.
g.kosovari