Lëkundjet e tokës që për vendasit kanë normale kanë frikësuar atletët dhe gazetarët që ndodhen në fshatin olimpik të Tokios.
Tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën në thellësi prej 30 kilometrash, por megjithatë nuk ka asnjë risk për cunami, raporton The Sun.
Japonia ndodhet në majë të pllakave tektonike konvergjente dhe për këtë arsye vendi ka ndërmarrë të gjithë masat për të mbrojtur mbi të gjitha fshatin olimpik, i cili ka një mur për të ndaluar cunamit që mund të shkojnë deri në 6.5 metra.
g.kosovari