Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje lidhur me situatën e krijuar në vend me zjarret, ku sot u shënua edhe një humbje jete në Gjirokastër.
Kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet famliljes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, ndërsa thotë se zjarret janë hapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe jo vetëm.
“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Epidemia vdekjeprurese per mesdheun jane rregjimet e korruptuara, shumfish i epidemis zjarreve