Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare do të do të vizitojë ekspozitën përmbyllëse të kremtimeve “Biblioteka e Bibliotekave”, që është konceptuar si një nderim për ato biblioteka private ose kolektive, përmes të cilave është ngjizur pjesa më e vlefshme e fondit të albanologjisë, duke i lejuar në disa raste këtij institucioni të flasë sot për eksluzivitete dhe raritete.
Ndër bibliotekat më të spikatura të kësaj ekspozite përmendim: Biblioteka e Lumo Skendos, Biblioteka e Ëeigand-it, Biblioteka e Françeskanëve dhe Jezuitiëve, Biblioteka e Bushatllinjve, Biblioteka Carnavon, Biblioteka e Mitrush Kutelit, Biblioteka e Karl Gurakuqit, Biblioteka e Mustafa Krujës, e Ilo Mitkë Qafëzezit, Biblioteka e Nexhip Alpan, Biblioteka e Aleks Budës dhe ajo nga Kosova e Ali Rexhës.
“Në kontekstin e kësaj trashëgimie të çmuar dhe në respekt të Institucionit që përkujdeset për të, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani do t’i besojë BKSH-së përkujdesjen edhe të kopjes anastatike të “Mesharit” të Gjon Buzukut, dhuratë e Papa Françeskut I-rë gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri”, vjen njoftimi nga Biblioteka Kombëtare, duke cituar më tej se “Historia e librit, e ngjashme me historitë njerëzore përbën një rrugëtim të veçantë në çdo kulturë. Aq më e rëndësishme bëhet kjo histori kur ka në fokus rrugëtimin e “Mesharit”, themelit të kulturës sonë të shkruar, drejt lexuesit shqiptar. Kopja e tij e parë teknologjike nis me financimin e Ministrisë së Arsimit në vitin 1929, duke i krijuar kushtet françeskanit At. Justin Rrota, filolog e studiues, të fotografonte e të sillte në Shqipëri 3 kopje të veprës origjinale, e gjendur në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, zbuluar nga Gjon Nikollë Kazazi raporton Shqiptarja.com.
Një prej kopjeve u bë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Mbas botimit kritik, punuar e transliteruar mjeshtërisht nga gjuhëtari i shquar Prof. Eqrem Çabej më 1968”. Sipas zëdhënsve të këtij institucioni kopje e re e “Mesharit” vjen përmes “kopjimit më të mirë të mundshëm digjital dhe me një lidhje të hijshme, duke e shndërruar “Mesharin e Papa Fraçeskut” në një libër të mirëfilltë bibliofilik.”