• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani i beson Bibliotekës Kombëtare “Mesharin”, dhuratën e Papës

by A R
22/12/2015 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani,  me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare do të  do të vizitojë ekspozitën përmbyllëse të kremtimeve “Biblioteka e Bibliotekave”, që është konceptuar si një nderim për ato biblioteka private ose kolektive, përmes të cilave është ngjizur pjesa më e vlefshme e fondit të albanologjisë, duke i lejuar në disa raste këtij institucioni të flasë sot për eksluzivitete dhe raritete.

Ndër bibliotekat më të spikatura të kësaj ekspozite përmendim: Biblioteka e Lumo Skendos, Biblioteka e Ëeigand-it, Biblioteka e Françeskanëve dhe Jezuitiëve, Biblioteka e Bushatllinjve, Biblioteka Carnavon, Biblioteka e Mitrush Kutelit, Biblioteka e Karl Gurakuqit, Biblioteka e Mustafa Krujës, e Ilo Mitkë Qafëzezit, Biblioteka e Nexhip Alpan, Biblioteka e Aleks Budës dhe ajo nga Kosova e Ali Rexhës.

“Në kontekstin e kësaj trashëgimie të çmuar dhe në respekt të Institucionit që përkujdeset për të, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani do t’i besojë BKSH-së përkujdesjen edhe të kopjes anastatike të “Mesharit” të Gjon Buzukut, dhuratë e Papa Françeskut I-rë gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri”, vjen njoftimi nga Biblioteka Kombëtare, duke cituar më tej se “Historia e librit, e ngjashme me historitë njerëzore përbën një rrugëtim të veçantë në çdo kulturë. Aq më e rëndësishme bëhet kjo histori kur ka në fokus rrugëtimin e “Mesharit”, themelit të kulturës sonë të shkruar, drejt lexuesit shqiptar. Kopja e tij e parë teknologjike nis me financimin e Ministrisë së Arsimit në vitin 1929, duke i krijuar kushtet françeskanit At. Justin Rrota, filolog e studiues, të fotografonte e të sillte në Shqipëri 3 kopje të veprës origjinale, e gjendur në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, zbuluar nga Gjon Nikollë Kazazi raporton Shqiptarja.com.

Një prej kopjeve u bë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Mbas botimit kritik, punuar e transliteruar mjeshtërisht nga gjuhëtari i shquar Prof. Eqrem Çabej më 1968”. Sipas zëdhënsve të këtij institucioni kopje e re e “Mesharit” vjen përmes “kopjimit më të mirë të mundshëm digjital dhe me një lidhje të hijshme, duke e shndërruar “Mesharin e Papa Fraçeskut” në një libër të mirëfilltë bibliofilik.”

Next Post

Vendimi i qeverisë, 600 mijë pensionistë përfitojnë shpërblim brenda dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In