Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Spanjë pasi është kapur me “shtëpi bari”.
Raportohet se 24-vjeçari po kujdesej për 820 bimë narkotike të cilat kishin arritur një lartësi prej 60 cm. Po ashtu në banesë i janë sekuestruar 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, gjashtë kondicionerë, gjashtë filtra të nxehtësisë si dhe dy aspiratorë.
Lidhur me këtë “shtëpi bari” policia kishte marrë dhjetëra ankesa për erën e rëndë të kanabisit.
“Era e pagabueshme e marihuanës dhe aktiviteti 24-orësh i makinave të kondicionimit ajror, i shtynë agjentët të hetojnë dhe përcaktojnë se kush qëndron pas plantacionit” kanë treguar burimet e policisë./m.j