Qeveria Britanike e Boris Johnson është në përgatitje të një plani për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid dhe duke filluar nga shtatori besohet se mund të fillojë përdorimi i saj.
Mediat bëjnë me dije se kjo vaksinë do të përdoret për pesona të moshuar dhe për të sëmurët kronikë të cilët janë më të rrezikuar dhe nuk kanë imunitet. Megjithatë kjo nuk është diçka zyrtare. Mendohet se farmacitë do të luajnë rol shumë të rëndësishëm në këtë procës pasi vaksina do të shitet vetëm në farmaci për personat që vërtetëohet se kanë probleme kronike apo janë të moshuar.