Një 35-vjeçar shqiptar është shtruar në spitalin e Firence në Careggi pasi u plagos nga një italian për një vajzë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Garibaldi të Certaldo, ndërsa italiani 28 vjeç që e plagoi, ishte nga zona Sienës sipas mediave italiane.
Të dy ishin të ftuar në nje festë që ishte organizuar në shtëpinë e vajzës dhe nga një debat ata janë përleshur para saj, ku janë detyruar të përdorin dhe thikën.
Për pasojë, plagë mori shqiptari, që u dërgua menjëherë në spital. Ai ndodhet për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i ngjarjes është arratisur. Pasi plagosi të riun nga Shqipëria, italiani i hipi makinës dhe u largua pa lënë gjurmë. Autoritetet vijojnë punën për kapjen e tij.
/b.h