Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya ka frikë se do të burgoset nëse detyrohet që të kthehet në vendin e saj, pasi iu dërgua një urdhër për t’u kthyer në atdhe pas kritikave që i bëri trajnerëve. Tsimanouskaya iu lut policisë së aeroportit që të ndërhynin në momentin kur anëtarë të skuadrës nga vendi i saj po përpiqeshin që ta fusnin në avion.
Tsimanouskaya, një vrapuese në 200 metra, u ankua në Instagram se trajnerët u përpoqën që ta detyronin t’i bashkohej garës për dyfishin e distancësn, por ajo nuk pranoi se nuk kishte përvojë. Pas rrëmujës së bërë në aeroport, atletes i ka ofruar azil politik Polonia dhe Republika Çeke, por aktualisht e reja po qëndron në një hotel në aeroport duke humbur edhe ditën e saj të garës.
Në një deklaratë, Komiteti Olimpik në Bjellorusi pretendoi se e vetmja arsye përse donin kthimin e saj në vendin, ishte për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike.
Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka vendosur kontroll të plotë në vendin e tij që prej vitit 1994. Por në vitin që lamë pas u përball me protestat më të mëdha ndonjëherë, që u pasuan nga humbja e tij e zgjedhjeve. Megjithatë ai nuk e pranon rezultatin dhe pretendon për manipulimin e votimeve, ndërsa udhëroi që të goditen të gjithë kundërshtarët e tij. Mes protestuesëve kishte dhe atletë bjellorusë, të cilët u burgosën, duke përfshirë basketbollisten olimpike Yelena Leuchanka dhe sportistin Andrei Krauchanka. Të tjerët humbën punësimin e tyre në shtet ose u hoqën nga ekipet kombëtare për mbështetjen që i dhanë opozitës.
g.kosovari