Kanë mbërritur në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Hawl.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në aeroportin “Nënë Tereza”, u shpreh se ky ishte një operacion i jashtëzakonshëm dhe se 19 bashkatdhetarë u kthyen nga kampet e Ferrit.
“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të shohim drejt shtëpive. 19 bashkatdhetarë të tjera nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët mundëm t’i shkëpusim pa asnjë përpjekje të gjatë. Nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme nga konsulli në Liban, Abass Ibrahim”, tha Rama.
Rama tha se ka pasur 2 persona që refuzuan të ktheheshin nga kampi Sirian.
“Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë.
Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks.
Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda lkampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë tëbazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar,”- tha Rama.
Kujtojmë se dje në operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarë ishin të pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim.
Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.