Foto nga vendngjarja
Kastriot Hasalla, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Romeo Hasallës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Garunjas të Lushnjes, ka pranuar autorësinë mbi ngjarjen. Hasalla u vetëdorëzua sot, ndërsa në një intervistë për “Klan News”, ai ka thënë se ka qenë ai që ka qëlluar dhe se i biri, Marius Halla dhe i vëllai, Afrim Hasalla, të arrestuar, nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai nuk ka treguar detaje për ngjarjen dhe arsyet se përse ndodhie gjitha, por thotë se do të marrë përgejgjësitë për ngjarjen.
“U vetëdorëzova te avokati pasi në polici nuk kisha besim, se nuk ka drejtësi. Për çfarë kam bërë mbaj përgjegjësi deri në fund. Çuni duhet të lirohet me gjithë vëllain se nuk ka përgjegjësi fare. Unë kam qëlluar, mbaj përgjegjësi deri në fund”, ka thënë ai. Shqiptarja.com