Deputeti i PS, Alket Hyseni si deputet i zonës së Sarandës i ka dedikuar një status në FB hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit në qytetin jugor bregdetar.
Hyseni thotë se ishte ai me Ramën që e premtuan katër vite më parë projektin, por atëhere shumë njerëz ishin skeptikë.
Ai thotë se tashmë kur kanë ngelur rreth 50 ditë nga përfundimi i mandatit të dytë, në Sarandë janë hedhur themelet e nisjes së ndërtimit të aeroportit, pasi me Ramën dhe PS çdo gjë është e mundur.
Postimi i Hysenit:
Bashkë me KM Edi Rama, ju premtuam qytetarëve të Sarandës dhe zonave përreth, fillimin e projektit të Aeroportit të Sarandës, brenda këtij mandati. Shumë njerëz ishin skeptikë para katët vjetësh, edhe mes nesh.
Por me Edi Ramën dhe PS🌹, çdo gjë është e mundur. Sot, kur na ndajnë rreth 50 ditë nga përfundimi i mandatit, si deputet i zonës, kam kënaqësinë dhe krenarinë e njoftimit të hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës✈️
Premtim i mbajtur✅
# SarandaTuristike🏖
#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️
/m.j