Policia jep versionin zyrtar për vdekjen e 13-vjeçarit nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në një stan në malin Skënderbeg në Burrel, ku një 13 vjeçar vdiq si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndryshe sa u tha fillimisht se i mituri mund të ishte qëlluar aksidentalisht nga bashkëmoshatarë të tij, policia thotë se ai ka vrarë veten.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.
Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r