Dy burra në moshë të thyer i janë qepur sot njëri-tjetrit duke u goditur me sëpata dhe si rezultat janë plagosur duke përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh të Elbasanit, raporton noa.al.
Burri 66 vjeçar Sh.M dhe kushëriri i tij B.M., 60 vjeç, për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopat.
Pēr pasojë të dy janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku siç raporton noa.al, janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.
/a.r