“Duhet ta kisha bërë me kohë, ti e di që disa shqiptarë më kanë kërcënuar”, këto ishin fjalët që i tha në telefon nënës së tij, 35-vjeçari bullgar i cili përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare në Greqi, 1 muaji më parë.
Teksa policia greke po e kërkonte 35-vjeçarin për ta vënë në pranga dhe ai fshihej, i ka telefonuar së ëmës e cila e tronditur e merr në pyetje lidhur me ngjarjen që ndodhi.
Një pjesë e bisedës mes autorit dhe nënës së tij:
Nëna: Më dëgjon? Të pret burgu, të gjithë po kërkojnë për ty. Cfarë bërë kështu e di?
Autori: Po e di! Duhet ta kisha bërë shumë kohë më parë këtë.
Nëna: Pse?
Autori: Ti se di se çfarë numrash më bënte ajo mua. Ti e di që më kërcënonin disa shqiptarë, më kërcënonin shqiptar. Ajo këtë po priste.
Nëna: më dëgjo e gjithë Greqia po kërkon për ty! Çdo ditë nëpër lame po të kërkojnë, poshtë shtëpisë ka kamera, janë futur n shtëpi për të gjetur shënjat e gishtave, do të shkosh në burg dhe nuk e di se si do durosh.
Autori: Qetësohu nënë, unë jam lag. Nëse nuk më gjejnë pëe 3 muaj kjo do të anulohet.
Nëna: Në internet shkruhet që ti bërë të njëjtën gjë 7 herë, nuk dija çfarë të bëja dhe i dhashë numrin tënd.
Autori: Kë numër dhe këtë? Duhet të kishe dhënë atë të vjetrin.
Nëna: Kujdesu për vetën të lahesh sepse unë nuk mundem më, nuk mund të duroj dot më babai pësoi infarkt në zemër! Çfarë më bërë kështu, desh vdiqa dje.
Autori: Isha me nerva dola e kapa e rraha. Nuk e përdhunova thjeshtë e kam rrahur keq fare
Nëna: Thuhet që e përdhunove 7 herë.
Autori: Nuk e beson njeri, sepse nuk ka dëshmitarë, pa dëshmitarë nuk do ta besojnë.
Nëna: Fshihu mirë sepse unë nuk të ndihmoj dot, nëse e bëjë do më kapin edhe mua.
Ngjarja ndodhi afërsisht një muaj më parë, teksa 50-vjeçarja po pastronte në pallatin në të cilën ishte e punësuar.
Ishte një ditë e zakonshme pune për 50-vjeçaren, por gjithçka ndryshoi kur 35-vjeçari bullgar e tërhoqi, e dhunoi dhe më pas e përdhunoi 7 herë në apartamentin e tij, ku gruaja shqiptare qëndroi për disa orë pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar.
Kur ajo arriti të dilte, menjëherë i është drejtuar komisariatit më të afërt për të denoncuar momentet e tmerrit që përjetojë.
Por kur policia mbërriti në apartamentin e bullgarit, ai kishte ikur…
Tashmë autori është në pranga dhe do të vuajë pasojat e veprimit të tij të pashpirt.
g.kosovari