Bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të këngëtares.
Me anë të fotoje nga dita e dasmës të postuar në ‘Instagram’, Fisniku ka shprehur besimin për pafajësinë e këngëtares dhe i ka premtuar se dhe këtë sfidë do e kalojnë bashkë.
“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im…Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do tëvërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime…!“- shkruan Fisniku.
Fjolla Morina ndodhet në burg prej dy javësh pasi u dënua për trafik armësh. /m.j