Varianti Delta tashmë është përhapur në mbi 90 shtete të botës dhe OBSH-ja ka thënë se Delta po bëhet varianti dominues i koronavirusit në mbarë botën.
Shefja e shkencëtarëve në OBSH, Soumya Sëaminathan, ka deklaruar më 18 qershor se studimet kanë sugjeruar se varianti Delta është rreth 60 për qind më i transmetueshëm se varianti Alfa, që konsiderohet si variant më ngjitës se varianti origjinal i COVID-19, që u përhap fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.
Përveç transmetueshmërisë së lartë, varianti Delta ndryshon nga variantet e tjera të koronavirusit edhe për sa i përket simptomave. Identifikimi i simptomave të reja që karakterizojnë llojin “Delta” bëhet nga klinicistët dhe studiuesit në kushte reale, domethënë kur pacientët e vaksinuar dhe të pavaksinuar kërkojnë ndihmë mjekësore.
Simptomat më të zakonshme janë: 1-Rrjedhje hundësh 2-Kollë e vazhdueshme 3-Dhimbje E fytit 4-Dhimbje koke 5-Ethe.
Më shumë se 90% e pacientëve me variantin Delta në Mbretërinë e Bashkuar kanë shfaqur simptoma si: dhimbja e koke, fyti, dhe ethe. Ndërsa anemia është një nga simptomat më të rralla dhe duhet të hetohet shkencërisht. Duhet të theksohet gjithashtu se humbja e shijes dhe nuhatjes janë disa nga simptomat e njëjta me variantin “Alpha”.
Vlen të përmendet se ashpërsia e simptomave për shkak të Delta varet si nga historia mjekësore individuale e pacientit ashtu edhe nëse ai ose ajo është vaksinuar kundër Covid-19. Sidoqoftë, tek individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak.
/b.h