Flakët e zjarrit që kanë pushtuar zonën e Akaisë në Greqi vijojnë të mbeten aktive edhe pse zjarëfikësit nuk kanë pushuar gjatë gjithë natës në tentativë për ti shuar ato.
Në pamjet e publikuara nga CNN Greece, shihet se një pjesë e madhe e pyjeve të zonës vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve.
Kryetari i bashkisë së Erymanthos, Theodoros Baris, i tha Agjensisë Athineo-Maqedonase të Lajmeve, se intensiteti i erërave është ulur, por fronti i zjarrit është i madh dhe ka disa vatra.
Zjarri po favorizohet dhe nga temperaturat tejet të larta të kësaj jave, ku ditën e sotme pritet që të kapin vlerat e 43C. Dy zjarrfikës dhe dy civilë u dërguan në spital me probleme të frymëmarrjes për shkak të zjarrit.