Marius Dema, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema në maj të këtij viti, la qelinë. Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Pas caktimit të kësaj mase, i riu është pritur me përqafime nga miku i tij, Blerim Hoti, i cili ishte në vendngjarje ditën kur ndodhi vrasja.
Hoti ka publikuar në rrjete sociale një video, teksa shihet duke i hedhur krahun në qafë Marjus Demës, ndërsa bën edhe një urim për të.
“Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im! Të dua”, dëgjohet të thotë Hoti.
Nga ana tjetër, Qema i përgjigjet: “Faleminderit vlla faleminderit. Edhe unë të dua”.
/a.r