Gjatë ditës është një influencer në Instagram ndërsa natën një trafikante droge. 19-vjeçarja e quajtur Lorraine Cutier Bauer Romeiro ka rënë në duart e policisë. Sipas policisë së Sao Paulo në Brazil ajo u kap në qytetin e Barueri ku në shtëpinë e saj ajo mbante të fshehur kokainë dhe marihuanë.
Bjondja e gjatë dhe e bukur është e famshme në rrjetet sociale. E reja bukuroshe numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram.
Sipas autoriteteve braziliane, 19-vjeçarja bënte një jetë të dyfishtë pasi gjatë ditës ajo ishte një influencer e njohur ku bukuroshja ndërvepronte me ndjekësit e saj në mediat sociale ndërsa gjatë natës zhvillonte aktivitetin kriminal së bashku me të dashurin e saj.
Në momentin që ajo u kap nga policia e reja kishte hequr veshjet elegante të modës që ekspozonte në Instagram pasi ajo mbante të veshura rroba të gjera dhe një bluzë me kapuç për të fshehur fytyrën .
E reja u kap në një lagje të qytetit Barueri e njohur për tregtinë e drogës dhe numrin e lartë të narkomanëve.
/a.r