Partia Demokratike ka shfrytezuar raportin e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit mbi klimën e investimeve per te akuzuar qeverine per korrupsion dhe favorizim te nje grupi biznesmenesh te lidhur me te.
Deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ka deklaruar se raporti ve ne dukje se nje investitor ne Shqiperi perballet me korrupsionin, mungesen e sigurisë së pronës dhe me ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.
JORIDA TABAKU
DEPUTETE E ZGJEDHUR, PD
“Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.”
Sipas Tabakut problemet qe konstaton DASH i ka bere publike edhe opozita me pare.
“Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj. Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale. Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA. Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.”
Sipas PD, lufta ndaj korrupsionit është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit.
/a.r