Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga vijimi i punës në Rrugën e Arbrit. Me anë të një video nga kjo rrugë të publikuara në rrjetet sociale, Rama shkruan se është drejt përfundimit dhe se tashmë po hidhet asfalt dhe do bëhet hapja e tunelit të Murrizit.
“Vijon pa u ndalur puna drejt përfundimit të RRUGËS SË ARBËRIT. Po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit #SkaKohëPërPushim
Vijon pa u ndalur puna drejt përfundimit të RRUGËS SË ARBËRIT
Po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit
#SkaKohëPërPushim ” shkruan Rama.