Një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, ka shkaktuar dy viktima dhe 31 të plagosur .
Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se pesë persona janë të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë. Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e tyre të gjallë po zvogëlohen shpejt.
” Për fat të keq, po zbehet shpresa për t’i gjetur ata të gjallë”.” tha Lars Friedrich, kreu i Chempark, në një deklaratë fillestare.
Currenta tha se shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.
Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues. Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.
g.kosovari