Detaje të reja nga operacioni anti-drogë i zhvilluar sot në Tiranë. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar 5 persona gjatë operacionit për trafik droge ku u sekuestruan 1.2 kg kokainë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se një prej tyre Erjon Prenga dyshohet të jetë organizatori i aktiviteti kriminal
Policia kishte informacion që do të bëhej shkëmbim droge dhe takimet ishin zhvilluar në zyrën ku jepeshin makina me qira që duket dhe në videot e filmuara nga gazetarët dhe operatorët e News24.
“Në momentin që sjellin korrieri solli drogën në kuti pice policia ka ndërhyrë.
Erjon Prenga dhe miku i tij u kapën në një automjet tip “Volvo”.