Vetëm dy ditë më parë, varianti Delta u konfirmua edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila tha se prezenca e këtij varianti në vend është konfirmuar dhe nga Laboratori i Referencës në Berlin.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, u shpreh se shtatori mund të na gjejë më të maskuar, në kuptimin e mbrojtjes.
“Delta tani është, do jetë dominuese në gusht. Për këtë s’kemi asnjë lloj dyshimi. Çka do të thotë që edhe vjeshta do nisë me të. A do vazhdojë dominues, apo do të ketë një variant tjetër… ne kemi parë që këto dy-tre muaj kemi një variant dominant.
Dimë që personat që e kanë kaluar riskun e riinfektimit e kanë po njësoj si në çdo variant tjetër. Personat e vaksinaur, duhen dy doza, me një dozë nuk ia del dot, sepse është një variant. Këto të dyja, imunizim natyror, imunizim vaksine, ne vjeshta do na gjejë më të maskuar. Dhe do ngjajë një skenar ndoshta më i butë se sa ai i Britanisë së Madhe”, u shpreh Alimehmeti.
g.kosovari