Një meteor gjigant iu afrua Tokës ditën e djeshme. The Guardian shkruan se meteori kaloi afër Norvegjisë, ku dhe dha një spektakël dritash dhe tingujsh. Sipas ekspertëve një pjesë e vogël e këtij meteori mund të jetë shkëputur dhe të ketë rënë në Tokë.
Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë raportim për dëmtime apo lëndime. Pamjet se si meteori ra nga qielli u kapën nga kamerat e vendosura në rrugë në pjesë të ndryshme të qytetit të Oslos. Rrjeti norvegjez i analizimit të fenomeneve të tilla, po studion pamjet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e meteorit.
Mbrëmjen e djeshme meteori udhëtoi me 15 deri në 20 kilometra në sekondë dhe ndriçoi qiellin për 5-6 sekonda. Disa dëshmitarë okularë thanë se në këtë moment ndienë një fllad ere të fortë, e cila ishte shkaktuar nga valët e presionit të meteorit.
/b.h