Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher ka shkaktuar polemika në Gjermani. Revista Bunte ka shkruar për një mrekulli Krishtlindjesh, duke thënë se ish-kampioni i botës në Formula 1 mund të hedhë disa hapa të vegjël e të ngrejë pak krahët. Revista citon “persona pranë familjes”, por zëdhënësja e familjes, Sabine Kehm, i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur si të papërgjegjshme.
“Këto njoftime nuk i korrespondojnë të vërtetës”, deklaron Kehm. “Këto spekulime janë të papërgjegjshme, sepse, duke pasur parasysh gradën e incidentit, mbrojtja e privatësisë është shumë e rëndësishme. Për më tepër, këto informacione ngjallin shpresa të rreme”.
Schumacher u vra në kokë teksa bënte ski në një pistë ne Belle Mer në Francë, më 29 dhjetor 2013, duke mbijetuar vetëm falë një kaske speciale, por kaloi pesë muaj në koma dhe ende është shumë i dobët. Pak ditë më parë, një 17-vjeçar anglez u aksidentua në të njëjtën pistë dhe humbi jetën.