Këngëtarja Olgera Lleshaj, edhe pse prej vitesh jeton në Itali, asnjëherë nuk është ndarë nga tregu muzikor në Shqipëri. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Olgera tregon hap pas hapi të gjithë rrugëtimin e saj në muzikë, pasionin dhe sekretin e zërit që çdo ditë dhuron emocion. Edhe pse jeton mes Italisë dhe Shqipërisë, ajo thotë se tregu muzikor shqiptar është i manipuluar mbi 80% dhe nuk ka pasur asnjëherë për qëllim të jetë pjesë e atyre artistëve që imponohen tek publiku, por të jetë vetvetja.
Ajo thotë edhe se të këndojë “live” është detyrë për një këngëtar, duke shigjetuar ata që nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë dhe preferojnë “playback”.
“Një këngëtar që s’di të këndojë “live” nuk mund të quhet këngëtar. Nuk e kam fare sfidë, por detyra e një këngëtari është të këndojë “live””, thotë këngëtarja.