Në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të djeshëm në Kroaci, Kosova e ka shpallur ditën e sotme ditë zie.
10 viktima dhe 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, , ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Franfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.
15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur, ndërsa 3 prej tyre i janë nënshtruar operacionit.
Sipas informacioneve të ditës së sotme, 2 prej të lënduarve janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata së shpejti do të transferohen në Zagreb.
Ndërkohë mediat kosovare kanë identifikuar 7 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik. Në mesin e viktimave është një vajzë së bashku me nënën e saj, Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.
Kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike nga aksidenti, po ashtu, Sevdail Rruatemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë, Naser Sylemetaj, lindur më 1974, Gjakovë, Launora Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan, Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radoste, Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë.
Ndërkohë, sipas mediave kroate, shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa në dëshminë e tij ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjë që mendohet se është edhe shkaku i aksidentit, megjithatë autoritetet po vijojnë hetimet.
Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.
Ishte presidentja Vjosa Osmani, që në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e sotme, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.
g.kosovari