Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Gurrë e Vogël, ku dyshohet se vajza ka vrarë të atin. Në banesë, pa shenja jete, është gjetur Ylber Lezi, vetëm 48 vjeç. Efektivët e Policisë kanë mbërritur në banesën e tij, pas telefonatës të së shoqes, e cila denoncoi dhunën që ai ushtronte ndaj saj.
Por në momentin që efektivët mbërritën në banesë, gjetën trupin e tij të pajetë me plagë të shumta në kokë dhe në trup. Dyshohet se 48-vjeçari është qëlluar me sende të forta nga vajza e tij.
Ndërkohë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por nuk dihet nëse gruaja dhe vajza janë ende në banesë apo janë larguar pas krimit. Deri më tani Policia e Shtetit nuk ka dhënë një version zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.
g.kosovari