Shane Brown ka bërë një hedhje në ajër, derisa ndodhej sipër shkëmbit, në përpjekje që të hidhet poshtë ujëvarës. Kjo ka bërë që ai të çajë kokën në disa vende, të thyejë 14 brinjë si dhe shpatullat.
Djaloshi 24-vjeçar është me fat që është gjallë, pasi shpina tij u ngatërrua në një pemë, poshtë një shkëmbi që ndodhet në Havai. Pas hedhjes, ai ka mbetur për 30-sekonda në ujë, në pamundësi të dalë, transmeton Telegrafi.
Ka qenë një mik i tij, që është hedhur dhe me vështirësi e ka nxjerrë nga uji i turbullt. Megjithëse me shumë dhimbje, ai është jashtë rrezikut për jetë.