Në numrin e fundit të revistës “Harper’s Bazaar Australia”, ajo u fotografua krejt e zhveshur, vetëm me taka në këmbë, duke ngjallur reagime kritike nga klientët e rrjetit të suprmarketeve “Coles”, të cilët janë ankuar te titullarët.
“Kemi marrë ankesa të shumta nga klientët të cilët vijnë për të blerë me fëmijët e tyre dhe kemi vendosur që duke nisur nga kjo javë të ndërpresim shitjen e revistës”, thuhet në qëndrimi zyrtar të supermarketit.
Në total janë tërhequr rreth tre mijë kopje, ndërsa drejtoresha e revistës Kellie Hush, thotë se ndihet shumë krenare për kopertinën e revistës dhe se nënvizon se kjo gjë nuk do e frenojë në punën e saj.