Dy të rinj kanë përfunduar pas hekurave në Durrës, pasi akuzohen për dhunë dhe përndjekje. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur. BW