Kanë dalë pamjet nga tërmeti me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter që lëkundi Greqinë mëngjesin e sotëm në Greqi. Siç duket nga pamjet e publikuara nga mediat greke, tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme, duke thyer dritare e çarë mure. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha nëpër shtëpi, ndërsa pronarët e marketeve dhe lokaleve patën disa dëme materiale.
Lëkundja u regjistrua herët në mëngjes rreth orës 5:07 të mëngjesit me kohën lokale, në një thellësi të cekët prej 5 km nën sipërfaqe.