Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shijuar një darkë me këngëtaren e famshme Dua Lipën dhe familjen e saj.
Kim ka publikuar foto me Dua-në në rrjete sociale ku shkruan:
“Më pëlqeu të shijoja një darke me Dua Lipën dhe familjen e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.
View this post on Instagram
Prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.
g.kosovari