Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, doli sot në një konferencë për mediat ku u shpreh se e ka menduar të bëjë një këngë autentike shqiptare.
Ylli i Pop-it u shpreh mirënjohëse ndaj mbështetjes që i japin shqiptarët kudo në botë, ndërsa premtoi surpriza në festivalin Sunny Hill, ndonëse nuk zbuloi ndonjë emër artisti ndërkombëtar që do të performojë.
“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, u shpreh ajo.
Ke menduar të bësh pushime në Shqipëri dhe të xhirosh një klip?
Ndoshta e zgjasë këtë vizitë të shoh disa vende në Shqipëri. (Klip) Ndoshta.
Ke menduar të bësh një këngë autentike shqiptare dhe të çudisësh botën?
E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare.
Ke menduar të këndosh një këngë në gjuhën shqipe?
Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të mëdha edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj.
Kur do të bësh koncertin në Tiranë?
Surprizë. Jemi duke diskutuar.
E ndiqni muzikën në Shqipëri? Çfarë ju mban me këmbë ne tokë?
Familja edhe shoqëria përreth. Gjëja që më lumturon më së shumti është të bëj muzikë. Por në shtëpi jam thjesht Dua. Prindërit, familja më bëjnë me këmbë në tokë. Kam shumë artista që i ndjek në Instagram. Kam dëshirë të jem e përditësuar.
Kënga e radhës në treg?
I kam disa këngë në muajit që po vijnë.
/m.j