Policia Kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar një tjetër sasi kokainë në kontejnerët me fruta ekzotike të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Gjatë ditës së premte, nga kontrolli i imtësishëm në kontejnerët e kësaj kompanie forcat e policisë sekuestruan dhe 6.5 kg kokainë të fshehura.
Disa ditë më parë, në ngarkesat me fruta të destinuara për këtë kompani u kapën dhe 11 kg të tjera lëndë narkotike e llojit kokainë.
Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E. D.
/m.j