Man.City është shumë pranë blerjes më të bujshme në historinë e futbollit anglez. Sipas The Sun, “qytetarët” kanë gjetur akordin total me Harry Kane, me kapitenin e “tre luanëve” që ka marrë më në fund dritën jeshile nga Tottenham Hotspur. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Man.City do të derdh në arkat e Tottenham afro 185 milion euro.
Presidenti Daniel Levy i qëndroi për shumë vite besnik idesë se tij se nëse Kane do të largohej nga “gjelat” do të bënte vetëm për një klub jashtë Anglisë, por në fund është dorëzuar përballë milionave të sheikëve. Me kalimin e tij tek City, Kane do të vendos një rend të ri në Premier League, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar, me 400 mijë sterlina në javë, një shifër e jashtëzakonshme. Më në fund edhe Kane u bind për tu larguar nga Tottenham pasi dëshiron të fitojë trofe, diçka që Man,City ia ofron.
g.kosovari