Pas më shumë se 5 orësh në sallën e gjyqit, 30-vjeçari që vrau të dashurën e tij Garyfallia do të dërgohet në burg. Prokurorët e çështjes kërkuan që ndaj tij të vendosej masa e sigurisë “arrest me burg”, ndaj dhe do të dërgohet në burgun e Korydallosit, i njëjti institucion dënimi ku ndodhet edhe Babis Anagnostopoulos, i cili vrau gruan e tij.
Gjatë faljes së tij, 30-vjeçari përsëriti me detaje ç’ndodhi natën e vrasjes duke ia atribuuar gjithçka problemeve që ka me shëndetin mendor. Avokati i tij, Giannis Vlachos, këmbëngul tek diagnoza e klientit të tij.
“Ai ka nevojë për shtrim në spital, trajtim dhe monitorim,”-tha ai, duke shtuar se klienti i tij merrte ilaçe për çrregullimin bipolar që prej vitit 2015 dhe se gjithçka ishte e faktuar nga mjekët, para dhe pas ngjarjes.
g.kosovari